Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Forcat amerikane vrasin dy persona në sulmin ndaj një varke të dyshuar për drogë në Paqësor (VIDEO)

NULL NULL
22.10.2025 22:26

Forcat amerikane kanë goditur një barkë tjetër që dyshohej se po transportonte drogë, kësaj radhe në ujërat e Oqeanit Paqësor, konfirmoi Pentagoni.

Sipas sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, Pete Hegseth, dy persona që ndodheshin në barkë u vranë, ndërsa askush nga forcat amerikane nuk është lënduar.

Barka ishte e njohur për inteligjencën e ShBA-së dhe besohej se po barte drogë përgjatë një rruge të njohur të trafikimit në ujëra ndërkombëtare, shtoi sekretari Hegseth, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ky është sulmi i tetë i forcave amerikane kundër barkave të dyshuara për drogë nga 2 shtatori, por i pari në Oqeanin Paqësor.

“Narko-terroristët që synojnë të sjellin pozicion në brigjet tona nuk do të gjejnë strehë të sigurt askund në hemisferën tonë. Njësoj si Al Qaeda që bën luftë ndaj atdheut tonë, këto kartele po bëjnë luftë ndaj kufirit tonë dhe popullit tonë” – shkroi në rrjetin X sekretari Hegseth.

“Nuk do të ketë strehim apo falje – vetëm drejtësi”, shtoi ai.

Në një video të publikuar së fundmi dërguar ligjvënësve amerikanë, administrata Trump tha se kishte përcaktuar se ishte e përfshirë në një “konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar” me organizatat e trafikut të drogës.

Të paktën 34 persona janë vrarë në sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë, përfshirë një sulm të kohëve të fundit ndaj një anijeje gjysmë-nëndetëse në Karaibe.

lajme të ngjashme