Forca e Shqipërisë zë vendin e tretë në garat më të vështira ushtarake NULL NULL 12.10.2025 06:37 12.10.2025 06:37 Forcat e Armatosura të Shqipërisë Forcat e Armatosura të Shqipërisë u renditen në vendin e tretë në kuadër të garave më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”. Kështu u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, transmeton Klankosova.tv. “Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave rë Armatosura mbetet prioritet për objektivat e programit tonë #MBROJTJA2030. Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore mori pjesë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Vengu. “48 orë sfidë në terren të ashpër, në një garë me traditë mbi 60-vjeçare, ku trupat tona u renditën me meritë në vendin e tretë”.