“Fol me Arin” nga sot në Klan Kosova FM (VIDEO) NULL NULL 30.09.2024 08:13 30.09.2024 08:13 Fol me Arin “Fol me Arin”, emisioni më i ri që nis sot në Klan Kosova FM. Nga e hëna në të premten, qytetarët do të kenë mundësi të ‘flasin me Arin’ dhe me Agnesa Demajn, Blerinë Doshkalun e Artina Breznicën. “Fol me Arin”, që transmetohet në Klan Kosova FM, do të jetë më shumë si ‘talk show’. “Përmes SMS-ve do të mundohemi t’ua zgjedhim problemet qytetarëve, me të cilat ballafaqohen në jetën e tyre të përditshme, çoftë një rrugë e pa ndërtuar, apo bërllok i pa mbledhur”, u shpreh Arientin Abdyli ditë më parë në Ora Shtatë. Producent i këtij emisioni është Rilind Matoshi. Ky emision nis së transmetuari nga ora 10:00.