Foden nuk e ndal dot Brojën as duke e kapur nga prapa NULL NULL 26.12.2024 16:51 26.12.2024 16:51 Evertoni, ekipi i sulmuesit shqiptar, Armando Broja ka arritur që ta marrë një pikë ndaj Manchester Cityt sot. Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të, teksa e pati notën 7.1, njofton Klankosova.tv. Por, një moment është bërë viral, ku lojtari i Cityt, Foden, e kapi Brojën nga prapa duke tentuar që ta ndalë. Përballë Cityt, Broja pati 100 për qind saktësinë e pasimeve, kompletoi një driblim, fitoi tre topa dhe i fitoi tri nga katër duele. City barazoi me Evertonin sot me rezultat 1-1, duke e thelluar edhe më tej krizën e rezultateve.