Foda në kërkim të futbollistëve të rinj për Kosovën, sot nis kampi katërditor NULL NULL 12.01.2025 09:14 12.01.2025 09:14 Trajneri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Franco Foda. Foto: FFK Trajneri i kombëtarës së Kosovës në futboll Franco Foda, e ka nisur një projekt të ri me anë të cilit po kërkon futbollistë të rinj, e të talentuar që mund të jenë kandidatë potencial për ekipin A të “Dardanêve”. Sot, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të fillojë kampi me pretendentët për t’u angazhuar në kombëtare. Këta futbollistë, për katër ditë do të jenë nën urdhërat e Foda-s. Po ashtu sot me fillim nga ora 17:00, do të mbahet stërvitja e parë me ta në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Klankosova.tv