Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FMN: Rritja ekonomike në nivel global do të jetë 2.7 për qind për vitin e ardhshëm

NULL NULL
11.10.2022 15:16

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se në vitin 2023 kushtet ekonomike mund të përkeqësohen ndjeshëm mes presioneve nga lufta në Ukrainë, çmimeve të larta të energjisë, ushqimeve, inflacionit dhe normave të larta të interesit.

Sipas parashikimit të FMN-së, inflacioni total i çmimeve të konsumit arrin kulmin në 9.5% në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke rënë në 4.7% deri në tremujorin e katërt të 2023.

Fondi tha se parashikimet e tyre të fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore tregojnë se një e treta e ekonomisë botërore ka të ngjarë të tkurret deri në vitin e ardhshëm.

“Tri ekonomitë më të mëdha, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe zona e euros do të vazhdojnë të ngecin. Me pak fjalë, më e keqja nuk ka ardhur ende dhe për shumë njerëz, viti 2023 do të ndihet si një recesion”, tha në një deklaratë kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, shkruan Financial Post, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, FMN-ja tha se rritja globale e PBB-së vitin e ardhshëm do të ketë një rritje prej 2.7%, krahasuar me parashikimin prej 2.9% në korrik, pasi normat e larta të interesit ngadalësojnë ekonominë e SHBA-së.

lajme të ngjashme