“Fluturimi” i pasuksesshëm: Kërceu 4 kate t’u ik policëve, “bie” në QKUK NULL NULL 11.07.2025 20:14 11.07.2025 20:14 Në klinikën e emergjencës në QKUK policët nuk janë të rrallë. Por, të enjten mbrëma, forcat e rendit u panë këtu në numër goxha më të madh se zakonisht. Kjo për faktin se ata bashkë me ekipin mjekësor sollën në emergjencë një 28 vjeçar që ishte i kërkuar me urdhër arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”. I dyshuari u desh të transferohet këtu, pasi paraprakisht, ishte lënduar rëndë, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit policor në lagjen e spitalit, duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese ku ndodhej, në tokë. B.K u trajtua në emergjencë deri mesditën e së premtes, nga ku u largua pasi iu sigurua një vend i lirë në njësinë e mjekimit intensiv qendror. 28 vjeçari vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Në polici thanë se po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, bashke me palët tjera të përfshira, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.