Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fluks në urgjencën e Lushnjës, mjekët: Nëse temperatura vazhdon 4 ditë, ejani në spital

NULL NULL
16.01.2024 14:00

Në Spitalin e Lushnjës dy javët e para të janarit kishin një fluks të rasteve të prekura me grip.

Mjekja infeksioniste Klodiana Piraj, thotë se fluksi po vjen duke u shtuar dhe janë mbi 30 raste në ditë që paraqiten në urgjencë e Spitalit të Lushnjës, përcjell klankosova.tv.

”Simptomat të cilat janë dhimbje koke, temperaturë të lart më shumë se katër ditë, dhimbje fyti, rrjedhje nga hundët etj. Më të rrezikuar janë pacientët të cilët janë më sëmundje bashkëshoqëruese ku nuk kanë munguar dhe rastet e rënda”, shprehet për tch mjekja, Klodiana Piraj.

Ajo apelon se nëse temperatura kalon mbi katër ditë duhet të paraqiten për një ndihmë me të specializuar.

Për të gjithë rastet që paraqiten bëhet rapid testi për të diferencuar gripi apo Covid.

 

lajme të ngjashme