Florentina Kolgeci bëhet e “Tironës” (VIDEO) NULL NULL nga Shpend Spahija 30.08.2023 11:27 nga Shpend Spahija 30.08.2023 11:27 Portierja e kombëtarës së Kosovës në futboll, Florentina Kolgeci, këtë verë u transferua tek Tirana në Shqipëri. 22 vjeçarja në futbollin kosovar ishte pjesë e 13 Qershorit nga Theranda, Hajvalisë dhe Mitrovicës, duke qenë një nga futbollistet më të trofeshme me 5 tituj kampioni dhe 7 kupa shtetërore. Në një intervistë për emisionin e sportit në Klan Kosova, “Minuta e fundit”, Kolgeci ka folur për aventurën e saj të re dhe synimet me Tiranën.