Flmuinense e çon në shtëpi Al Hilalin e Inzaghit NULL NULL 04.07.2025 23:58 04.07.2025 23:58 Al Hilali është eliminuar nga çerekfinalja e Kupës së Botës për Klube, pasi u mposht me rezultat 2:1 nga Fluminense. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e ekipit brazilian, ku Martinelli shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Fuentes për ta çuar ekipin e tij në pushim me një gol më tepër. Ndërsa, ekipi i Inzaghit barazoi gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, ku Marcos Leonardo realizoi për 1-1, njofton Klankosova.tv. Kurse, Hercules ishte sërish shpëtimtari i Fluminenses, duke realizuar gol në minutën e 70-të të takimit. Në gjysmëfinale, Fluminense do të ballafaqohet me fituesin e duelit Palmeiras – Chelsea.