Flick krenar pavarësisht barazimit zhgënjyes të Real Betisit NULL NULL 06.04.2025 14:37 06.04.2025 14:37 Barcelona mori mbrëmë një barazim zhgënjyes kundër Real Betis. Gavi i dha Barcelonës golin e parë në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, por Betis siguroi një pikë falë një goditjeje me kokë Natan në pjesën e parë. Sipas Diario AS, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë mendimet e tij për ndeshjen kundër Betis. Ai ka zgjedhur të fokusohet në anën e mirë, duke harruar dy pikët e humbura. “Skuadra dha gjithçka dhe u përpoq të shënonte një gol tjetër, por nuk ndodhi. Ne ishim të pafat para portës. Jam i kënaqur me atë që pashë në pjesën e dytë”, u shpreh Flick, transmeton Klankosova.tv