Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive NULL NULL 12.11.2025 17:38 12.11.2025 17:38 Kreshnik Radoniqi Fletëvotimet e dyshimta në procesin e balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, ishte tema e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka shpjeguar se PZAP ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, derisa sipas tij, kjo përgjigje vjen vetëm nëse hapen kutitë e votimit, transmeton Klankosova.tv. “PZAP-ja ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, dhe e vetmja mënyrë për me jep përgjigje është me u hap kutitë. Kutitë nëse hapen, hapen përmes një komisioni, pra nuk mund të japim një përgjigje specifike pa u hapur kutitë tash. KQZ-ja e ka profesionalizmin për me e vlerësu fletëvotimet, origjinalitetin e tyre dhe për të dhënë një raport rreth origjinalitetit të fletëvotimeve”, u shpreh Radoniqi. Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë u ngritën të hënën e 10 nëntorit, ku numërimi në QKN-në atje u ndërprenë,pasi hetuesia hyri brenda qendrës pas raportimeve për parregullsi. KQZ mblidhet për të diskutuar rreth fletëvotimeve të dyshimta në Mitrovicë