Flet kryetari i Tottenham Hotspur pas largimit të Conte NULL NULL nga Shpend Spahija 27.03.2023 09:21 nga Shpend Spahija 27.03.2023 09:21 Në mbrëmjen e së dielës u zyrtarizua largimi i Antonio Conte nga pozita e trajnerit të Tottenham Hotspur, me marrëveshje të dy anëshme. Pavarësisht se italiani nuk është më në krye të londinezëve, kryetari i klubit Daniel Levy, nuk dëshiron që ekipi të largohet nga objektivat. “Kemi edhe 10 ndeshje në Premier League, na duhet të luftojmë për vendin që dërgon në Champions League. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të mundohemi të arrijmë sa më shumë për shkak të klubit dhe tifozëve të mrekullueshëm”, tha Levy, shkruan gazetari Fabrizio Romano. Në pjesën e mbetur të sezonit, Cristian Stellini do të udhëheqë ekipin, ndërsa janë 4-5 opsione për pozitën e trajnerit të ri që do të fillojë punën para fillimit të sezonit të ri.