Flet kryetari i OVL-së së UÇK-së në Ferizaj për djegien e bunkerit në Pikën 6 në Jezerc NULL NULL 30.05.2025 17:23 30.05.2025 17:23 Mbrëmë është djegur bunkeri në Pikën 6 në Jezerc, ku kryetari i OVL-së së UÇK-së në Ferizaj, Afrim Mehmeti, ka shprehur shqetësimin në lidhje me këtë incident. Mehmeti në një intervistë për korrespodenten e Klan Kosovës në Ferizaj, Qliresa Hasani, tha se në lidhje me incidentin është njoftuar policia dhe po kërkojnë personat përgjegjës. Ai ndër të tjera ka thënë që shpreson se arsye e kësaj vepre të jetë pakujdesia sepse në të kundërtën dëmtimi i aseteve është i papranueshëm kundrejt përpjekjeve të vazhdueshme të veteranëve për ti ruajtur vlerat e luftës çlirimtare.