Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flet babai i Ëmblës: Tani ajo është pak më e qetësuar (VIDEO)

NULL NULL
08.02.2022 00:00

Ëmbla Ademi është vajza nga Maqedonia e Veriut, për të cilën prindërit e nxënësve të tjerë në klasën e saj nisën një peticion që atë ta largojnë nga aty.

E pas kësaj, sot rrugës për në shkollë, ajo u shoqërua nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, në një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se kjo vizitë u prit me shumë pozitivitet.

“Pati një pozitivitet të madh vizita e presidentit, ai e përcolli Ëmblën deri në shkollë, ishte një vizitë miqësore, me kënaqësi të madhe edhe Ëmbla e pranoi vizitën e tij”, tha ai.

Pas kthimit në klasën e saj, ai tha se Ëmbla tashmë është më e qetë, përcjell Klankosova.tv.

“Ëmbla është fëmijë dhe jemi munduar që ajo ta tejkalojë e të mos e kuptojë se çka po ndodh, por ajo e di se diçka po ndodh. Për dallim nga koha kur ishte e vetmuar në një sallë, në e dinim reagimin e saj që nuk i ka pëlqyer, ndërsa tani është e kënaqur. Ne nuk kemi komunikim brenda në shkollë, asistentja e dërgon në klasë dhe ajo thotë se është në klasë, aty ku duhet të jetë. Tani ajo është pak më e qetësuar”, tha ai.

Tutje, Ademi bëri edhe një sqarim në lidhje me gjendjen e të bijës së tij.

“Kishte një reagim kryetari i komunës, në atë kohë kur ishte edhe presidenti në vizitë, kështu që në pamundësi që të shkojmë në komunë që të takohemi, ai doli me një reagim dhe përfshiu Ëmblën me një tjetër katrahurë të vazhdueshme. E përfshiu si fëmijë edhe me autizëm, që nuk është e vërtetë. Kundërreagimi ynë ishte i menjëhershëm pasi që e dëgjuan reagimin e kryetarit të komunës. Që nga lindja e deri në ditën e sotme, asnjë instancë apo ent shëndetësor nuk konstatohet se Ëmbla është e prekur edhe nga autizmi”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme