Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem në 75 vjetorin e shtetit të Izraelit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flamuri i Kosovës ngritet në Jerusalem në 75 vjetorin e shtetit të Izraelit

NULL NULL
18.05.2023 15:32
Flamuri

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se edhe flamuri i Kosovës është ngritur në Jerusalem në 75 vjetorin e shtetit të Izraelit.

Ajo ka bërë të ditur se është organizuar ceremoni e  ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, përcjell Klankosova.tv.

“Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Hondurasit dhe Republikës së Guatemalës, në ceremoninë e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe për të shënuar 75-vjetorin e Shtetit të Izraelit”, thuhet në postimin e saj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.