Flamuri i Kosovës ngrihet në Beograd NULL NULL 02.04.2025 22:41 02.04.2025 22:41 Flamuri i Kosovës është ngritur në Beograd në kuadër të Kongresit të UEFA-së që u mbajt atje. Në video shihet kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, teksa i afrohet flamurit kaltër e verdhë. Pavarësisht se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, hyrja e kësaj të fundit në gjirin e UEFA-së ia ka bërë një vend flamurit shtetëror edhe në kryeqytetin serb. Një moment i tillë vjen edhe pas zhurmës së madhe për organizimin e përbashkët të Evropianit U-17 mes Shqipërisë dhe Serbisë më 2026.