Fjalët e para të turkut si lojtar i Real Madridit NULL NULL nga Emanuell Syla 07.07.2023 19:36 nga Emanuell Syla 07.07.2023 19:36 Prezantimi u nis me golat dhe asistimet më të mira që ka bërë turku. Gjatë kësaj kohe, nëna e futbollistit Arda Guler u emocionua duke shpërthyer në lot. Pasi fshiu lotët e nënës dhe i dha një puthje, 18 vjeçari doli para, tek presidenti Perez për tu prezantuar si futbollisti më i ri i klubit të Real Madridit. “Jam gati, i përgatitur, kam ardhur për të punuar fort dhe për të dhënë gjithçka këtu. Nuk dua të huazohem, dua të qëndroj në Real Madrid”, tha Guler. Ai u pyet edhe për ofertën e Barcelonës. “Kishte shumë klube që më bënë ofertë, por në momentin që Real Madridi e bëri këtë, atëherë gjithçka tjetër e humbi vlerën.” 20 milionë euro i kushto Real Madridit 18 vjeçari që u transferua nga Fenerbahce. Ai luan në pozitën e mesfushorit sulmues, por mund të luaj edhe si qendror, madje edhe si sulmues i djathtë. Kontratën me mbretërit e ka nënshkruar deri në vitin 2029. Sezonin që shkoj në gjitha garat me klubin turk pati 6 gola e po aq asistime.