Fjalët e fundit të turistës që u tërhoq nën ujë nga një krokodil NULL NULL 30.05.2016 09:45 30.05.2016 09:45 Një grua që ishte për pushime në Australia, është dëgjuar duke bërtitur: “një krokodil më kapi mua” para se të zhdukej në ujë. Gruaja 46 vjeçare ishte duke notuar natën me shoqen e saj në ujë të cekët në Thornton në Queensland, transmeton Klan Kosova. Policia ka thënë: “Mikja e saj u përpoq për ta kthyer atë mbrapa dhe ta tërheq, por ajo thjesht nuk ishte në gjendje për ta bërë këtë. Polici Parker shtoi se të dy gratë nuk ishin vendase. Ai tha se për shkak të kësaj ato nuk mund ta kenë njohur ujin dhe se nën të mund të kishte krokodil. Zyrtarët kanë punësuar një helikopter në vendin e ngjarjes i cili po përdoret për imazhe termike për të gjetur trupin e gruas. Megjithatë kërkimi ishte i pasuksesshëm. Një operacion tjetër kërkimi do të vazhdojë sot. Gruaja ishte turiste nga Lithgoë në New South Wales. Warren Enstch, i cili përfaqëson zonën në Parlamentin australian, kritikoi turistët për not në këto ujëra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 34 minuta më parë
Kosova Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur 51 minuta më parë