Fjalët e fundit të personave të famshëm NULL NULL 20.05.2015 09:00 20.05.2015 09:00 Meqë shumica e njerëzve nuk e dijnë se cilat do të jenë fjalët e tyre të fundit, ne ju sjellim disa nga fjalët e fundit të personave të famshëm, transmeton Klan Kosova. PRINCESHA DIANA “Lady D” ishte 36 vjeçare kur vdiq në një aksident me veturë në qytetin e Parisit me 31 gusht të vitit 1997. Thuhet se fjalët e saj të fundit ishin : “Zoti im. Çfarë ka ndodhur?” BOB MARLEY Bob Marley, njeriu që e bëri muzikën reggae të jehojë gjithandej vdiq në moshën 36 vjeçare nga kanceri I lëkurës. Ai vdiq me 11 maj të vitit 1981 dhe momentin e fundit e ndau me djalin e tij Ziggy kur edhe I tha fjalët e fundit. “Paraja nuk mund ta blejë jetën” JOHN LENNON John Lennon ishte 40 vjeçar kur u plagos në qytetin e Neë York-ut nga një fans I obsesionuar me datën 8 dhjetor të vitit 1980. Njerëzit që kontaktuan të fundit me të ishin policët të cilët të çuditur e pyetën nëse ai ishte vërtetë John Lennon. Lennon u përgjigj me fjalët e fundit. “Po, unë jam” ELVIS PRESLEY Elvis Presley vdiq në moshën 42 vjeçare nga problemet me drogën me 16 gusht të vitit 1977. Fjalët e tij të fundit I ndau me të fejuarën e tij, e cila po e luste që të mos flinte. “Ok. Nuk do të flej” MARILYN MONROE Seks simboli dhe ikona e Hollivudit u gjet e vdekur në shtëpinë e saj nga terapisti I saj në vitin 1962, me 5 gusht. Ajo ishte 36 vjeçare dhe fjalët e fundit I shkëmbeu në telefon me aktorin Peter Laëford, që kishte lidhje familjare me presidentin e asaj kohe John F.Kennedy. “Thuaj lamtumirë presidentit…dhe thuaji lamtumirë edhe vetes,sepse je një njeri I mirë” JAMES DEAN Personi I fundit që e ka parë aktorin e famshëm 24 vjeçar ishte Rolf Ëutherich, që ishte bashkë me të në veturën Porsche. Dean vdiq me 30 shtator të vitit 1955 në një aksident me veturë ndërsa të fundit fjalë ia tha Wutherich. “Ai djalë duhet të ndalet.Ai do të na sheh” STEVE JOBS Steve Jobs vdiq nga kanceri pankreatik në moshën 56 vjeçare me 5 tetor të vitit 2011. Motra e tij, Mona Simpson tregon për momentet e fundit me vëllaun e saj. “Oh wow. Oh wow. Oh wow.” klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 05/07/2025
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 05/07/2025