Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Five Star Superliga: Derbi lokal i qytetit Prizrenit sonte direkt në Artmotion 

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 02.03.2021 12:05

Takimi i mbetur nga xhiro e 20-të e Superligës së basketbollit kosovar, Ponte dhe Bashkimi kërkojnë rikthimin tek fitoret pas disfatave që pësuan në vikend, ndeshja mes tyre transmetohet live dhe ekskluzivisht nga ora 19:00 në Art Sport 2.

19:00        PONTE PRIZRENI – BASHKIMI ARTSPORT 2

Dy rivalët lokal takohen përsëri në palestrën që e ndajnë së bashku për takimet si vendase, “Sezai Surroi”. Dueli mes tyre nuk u zhvillua para një jave, por do të luhet tani. Të dy skuadrat kanë nevojë për fitore në arritjen e objektivave.

Ponte e drejtuar nga Arbnor Rifati po paraqitet shumë mirë edhe në këtë edicion, e tani ata synojnë dy pozitat e para që dërgojnë direkt në gjysmë-finalet e playoff. Nga ana tjetër, një fitore eventuale do të bënte që Bashkimi të ishte më e qetë në vazhdim të kampionatit dhe t’i largohej zonës së rënies.

 

Pas 20 dueleve të luajtura, Ponte qëndron e treta në tabelë me 13 fitore dhe 7 humbje, teksa Bashkimi mbanë pozitën e pestë me 10 fitore e po aq disfata.

Ponte, 5-shja e mundshme startuese:

Myles, Hajdari, Vaughn, Zenelaj, Martin

Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:

Mala, Lutete, Biraj, Hamati, Oleka

lajme të ngjashme