Fituesit e turneut “Prishtina 2021” në Ping-Pong (VIDEO) NULL NULL 22.02.2021 13:17 22.02.2021 13:17 Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është mbajtur turneu i Ping-Pongut “Prishtina 2021”. Ky organizim është bërë nga klubi “Priping” në krye me Kastriot Oranën. Në të morën pjesë 28-të garues, prej të cilëve 5 femra. Medaljen e artë e fitoi Yll Dragidella, pasi mposhti në finale Petrit Dragidellën, i cili mori medaljen e argjendë, ndërsa pozitën e tretë e zuri Leart Beqiri. Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me çertifikata, ndërsa tre fituesit e medaljes me 40, 25 dhe 15 euro. Në vazhdim, kronika e përgatitur nga emisioni “Minuta e Fundit” në Klan Kosova: