Fituan Oscar ndonëse nuk e donin NULL NULL 08.02.2017 20:38 08.02.2017 20:38 Çmimi Oscar, është çmimi që pothuajse e ëndërron secili aktor e film-bërës në botë. Por janë të paktë ata që mund të dominohen për një të tillë, e më të paktë ata që e fitojnë, transmeton Klan Kosova. E sërish kjo gjë nuk do të thotë që çdo aktor o film-bërës do donin ta kishin një çmim Oscar. Në historinë 89 vjeçare të kësaj Akademie, disa nga yjet që fituan nuk ishin të pranishëm në ceremoninë, nuk i pranuan nominimet e disa as fitoren. Marlon Brando Aktori i njohur për rolin e tij si Vito Corleone në “The Goodfather”, në vitin 1973 kishte bojkotuar këtë ceremoni. Në vend të tij ai kishte dërguar aktivisten amerikane, Sacheen Littlefeather. Ajo pranoi çmimin në emër të tij, mirëpo kur po lexonte fjalimin që Brando kishte shkruar, ajo u fishkëllye. Roman Polanski Regjisori nuk mori pjesë në ceremoninë e vitit 2003 ku fitoi çmimin si regjisori më mirë për filmin “The Pianist”. Por edhe nëse do të kishte tentuar të shkonte, me siguri që nuk do lejohej pasi ai është i kërkuar nga SHBA-ja për seks të paligjshëm. Në emër të tij, çmimin e pranoi Harrison Ford. Michael Caine Michael Caine nuk ishte i pranishëm për ta pranuar çmimin Oscar për rolin e tij dytësor në filmin “Hannah and Her Sisters”. Ai ishte i zënë duke xhiruar filmin “Jaës: The Revenge”, film që u vlerësua me 0% nga Rotten Tomatoes (ëebsajti më i besuar sa i përket vlerësimit të filmave). Cain e kuptoi mësimin dhe në vitin 2000 ai ishte i pranishëm për ta pranuar çmimin për rolin dytësor tek “The Cider House Rules”. Elizabeth Taylor Taylor dhe atëherë burri i saj, Richard Burton, ishin të nominuar për çmimin Oscar për rolet e tyre në filmin “Ëho’s Afraid of Virginia Ëoolf?”. Ai e kishte bindur aktoren që të mos shkojnë në ceremoni, pasi ai ishte nominuar këtër herë por asnjëherë nuk kishte fituar. Ëoody Allen Regjisori e aktori Woody Allen, asnjëherë nuk mori pjesë në ceremoni ku ndahen çmime. Madje ai nuk ishte i pranishëm as në ndarjen e çmimeve Oscar në vitin 1978 ku fitoi çmimin për aktorin më të mirë, skenar më të mirë dhe fotografia më e mirë për filmin “Annie Hall”. Paul Newman Pas gjashtë nominimeve, Newman më në fund fitoi për rolin në “The Color of Money” në vitin 1987. Por ai nuk ishte i pranishëm për ta marr çmimin dhe ku u pyet nga gazetarët ai tha: “Është njëjtë sikur t’i shkosh pas një gruaje për 80 vjet. Më në fund ajo tu dorëzohet e ti ja kthen ‘Më fal. Jam shumë i lodhur’”.