Fitorja e opozitës, Von der Leyen: Hungaria zgjodhi Evropën NULL NULL 12.04.2026 22:23 12.04.2026 22:23 Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Bashkimi Evropian. E para që ka reaguar ka qenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë”, ka shkruar ajo. Gjithashtu, edhe liderë të tjerë evropianë kanë nisur reagimet e para pas zgjedhjeve në Hungari, duke uruar fitoren e opozitarit Magyar. /Klankosova.tv