Fitore e Prishtinës ndaj Vëllaznimit NULL NULL 20.03.2022 19:24 20.03.2022 19:24 Prishtina ka shënuar fitore të re në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 38:29. Pas pjesës së parë epërsia e prishtinasve ishte tri gola, 19:16. Agon Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Nga 7 i realizuan tre lojtarë. Florian Rexha realizoi më së shumti për Vëllaznimin, tetë gola. Ndeshja i takoi javës së 21-të. Prishtina është e dyta me 35 pikë. Vëllaznimi renditet i gjashti me 17 pikë. Në Superligën e hendbollisteve të dielën u luajt ndeshja e fundit e javës së 17-të. Kastrioti fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 38:27. /Klankosova.tv/