Fitore “e përgjakshme” e Barcelonës, nga 1:3 në 4:3 NULL NULL 19.04.2025 18:17 19.04.2025 18:17 Barcelona ka shënuar një fitore madhore ndaj Celta Vigos në xhiron e 32-të të La Ligës. Katalunasit tani numërojnë 73 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Katalunasit e nisën mirë me golin e Ferran Torresit, mirëpo Borja Iglesias i Celta Vigos u “tërbua” me tri gola për mysafirët. Barcelona nisi kthesën me golin e Dani Olmos dhe atë të Raphinha-s. Këtij të fundit nuk iu drodh syri në minutën e tetë shtesë të pjesës së dytë kur shënoi për 4:3 duke ia siguruar tri pikë të mëdha për titull klubit të tij.