Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fiton San Antonio, humbet Chicago

NULL NULL
12.01.2016 12:45
SAN ANTONIO, TX- MAY 15: Gregg Popovich, Head Coach of the San Antonio Spurs gives direction to Tony Parker #9 during a break in the action against the Los Angeles Clippers in Game One of the Western Conference Semifinals during the 2012 NBA Playoffs on May 15, 2012 at the AT&T Center in San Antonio, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2012 NBAE (Photo by Noah Graham/NBAE via Getty Images)

San Antonio Spurs vijon serinë e fitoreve në kampionatin e NBA.

Skuadra teksane mposhti në Barclays Center, Brooklyn Nets, 106-79, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi dhe të 33 sezonale e duke përforcuar akoma më shumë vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga San Antonio Spurs, ku ai që spikati ishte Aldridge me 25 pikë dhe 11 topa në tabelë, ndërkohë që spikati edhe argjentinasi Ginobili.

Chicago Bulls pësoi humbjen e dytë radhazi. Këtë radhë skuadra e Bulls u mposht nga Uashington në parketin e saj, United Center me rezultatin 100-114 dhe tashmë gjendet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

Derik Roz me 23 pikë dhe Pau Gasol me 10 topa në tabelë spikatën për Chicagon, por kjo nuk i mjaftoi kësaj skuadre për të mposhtur Uashingtonin që kërkon të sigurojë një vend për në fazën e Play Off-it.

Golden State Ëarrios vijon rrugën e saj drejt rekordit të Chicago Bulls të sezonit 1996/1997.

Kampionët në fuqi të NBA fituan një tjetër ndeshje, atë me Miami Heat në Oracle Arena me rezultatin 111-103 duke regjistruar suksesin e 36-të sezonal në 38 ndeshje të luajtura deri tani.

lajme të ngjashme