Fiton lotari 195 mijë dollarë, nuk e gjen tiketën fituese për tre javë NULL NULL 21.12.2020 12:40 21.12.2020 12:40 Një grua nga Missouri i SHBA-së tha se i njohu numrat fitues të lotarisë prej 195.000 dollarësh, por nuk mundi ta gjente biletën e saj për tre javë rresht. Perle Erwin nga Waynesville u tha zyrtarëve të lotarisë se ajo për 30 vjet kishte luajtur me katër grupe numrash që përfaqësojnë ditëlindjet e familjarëve të saj, ndërsa kësaj radhe kishte vendosur të provonte diçka ndryshe. Erwin bleu një tiketë me numrat që përfaqësonin moshat e ardhshme të mbesave dhe nipërve, dhe numrat fitues përputheshin me zgjedhjet e saj. “Numrat fitues më dukeshin të njohur, kështu që shkova në shtëpi për ta kërkuar biletën time”, tha ajo. Megjithatë, ajo zbuloi se tiketa po i mungonte. “M’u deshën tre javë për ta gjetur”, shtoi ajo. Fituesja më pas e dërgoi biletën e rikuperuar në selinë e lotarisë dhe mori çmimin e majmë jackpot prej 180 mijë dollarësh.