Fiton 90,000$ nga fotografitë e Instagramit NULL NULL 27/05/2015 27/05/2015 Artisti Richard Prince, në ekspozitën e tij të fundit, ka arritur të fitojë 90,000 dollarë nga fotografitë e njerëzve të zakonshëm në instagram. Një përdorues i instagramit fotografia e të cilit është përdorur në ekspozitë nga artisti Richard Prince, pa lejen e tij, ka thënë se nuk do t’i kërkojë atij që t’i jap paratë që i takojnë. 65 vjeçari, Prince, ka hapur një ekspozitë me 37 fotografi “screenshoot”nga rrjeti social Instagram, prej të cilave ka arritur të fitojë qindra mijëra dollarë. Kjo nuk është hera e parë që ky artist bën diçka të tillë, shkruan The Independent. Edhe vitin e kaluar ai kishte hapur një ekspozitë me fotografi të huazuara nga instagram. Herën e kaluar, galeria e tij përmbante fotografi të femrave të bukura, në poza kompromituese në të cilat kishin pozuar edhe porno aktoret.
Ekonomi Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit 11 minuta më parë
Lajme Zelanda e Re do të dërgojë 120 ushtarë në Britani për të trajnuar trupat ukrainase 14 minuta më parë
Futboll Makina 'normale' që drejtonte Cristiano Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit 21 minuta më parë