Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fiton 4 milionë dollarë pasi një i panjohur i tha të blinte tiketën e lotarisë

NULL NULL
06.06.2022 14:28

Një grua 54-vjeçare fitoi 4 milionë dollarë pasi një i panjohur e këshilloi të blinte një biletë gërvishtëse të Lotarisë së Michiganit në një pikë karburanti.

“Unë dhe burri im ndaluam për të marrë benzinë ​​dhe shkuam në pikën e karburantit për të paguar”, tha lojtarja, e cila dëshiroi të mbetet anonim.

“Teksa ishim në radhë, dikush në dyqan erdhi te ne dhe tha: ‘Duhet të blini një biletë Lotarie prej 30 dollarësh, vë bast se do të fitoni 4 milionë dollarë’. Ne menduam për këtë për një moment dhe më pas vendosëm ta blinim biletën’.

Çifti shkoi në veturë, e gërvishtën biletën dhe mbetën të shtangur kur panë se fituan shumën e saktë që i panjohuri kishte parashikuar.

 

lajme të ngjashme