Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fiton 30 mijë dollarë nga një biletë lotarie të dhuruar nga nipi

NULL NULL
03.06.2025 21:19

Një banor i Marylandit të ShBA-së ka fituar 30 mijë dollarë nga një biletë lotarie gërvishtëse që e kishte marrë si dhuratë nga nipi i tij.

Burri fatlum, i cili është lojtar i rregullt i këtyre biletave, tha për zyrtarët e lotarisë se biletën me vlerë 3 dollarë e kishte marrë krejt rastësisht nga nipi. Fati i buzëqeshi kur zbuloi se kishte fituar çmimin e madh.

“Nuk e besoja. Isha krejtësisht i shokuar”, tha fituesi.

Ai shtoi se nipi do të shpërblehet me më shumë sesa një “faleminderit”.

“I dhashë disa dollarë, pasi ai e bleu biletën”, tha fituesi, duke shtuar se pjesa tjetër e shumës do të përdoret për të shlyer faturat.

lajme të ngjashme