Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fitnesi të pasuron fizikisht dhe materialisht

NULL NULL
31.08.2018 17:01

Aktivitetet sportive jo vetëm që përmirësojnë shëndetin tuaj, por edhe mund të përmirësojnë llogarinë tuaj bankare.

Bizneset tashmë ofrojnë stimuj për personat që i përdorin pajisjet elektronike që regjistrojnë aktivitetet dhe lëvizjet e tyre gjatë gjimnastikës, shkruan News, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu, këshilltari i “Affinitas Capital”, John Purl ka treguar se kompanitë e sigurimeve preferojnë klientët e shëndetshëm të cilët rrallë herë sëmuren.

Ai ka bërë të ditur se ekzistojnë mënyra të ndryshme për të kursyer para dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare duke qenë aktiv.

“Përpiquni të ecni jashtë ambienteve të mbyllura. Ajri i freskët mund t’ju frymëzojë dhe t’ju jap ide të reja” ka thënë Purl.

Pa dhimbje nuk ka sukses është një shprehje popullore në palestër.  Pra mendësia e krijuar e të qenit jo-rehatshëm mund të rezultojë që ju të investoni në gjëra që më parë mund t’i keni shmangur.

Rex Whitford i cili ecë rreth 15 kilometra çdo ditë për të shkuar në punë ka thënë se ndërprerja e duhanit është gjithashtu një mënyrë për të rregulluar gjendjen financiare.

Çelësi për të qenë i shëndetshëm dhe i pasur është ndalimi përtacisë.

“Njerëzit nuk i bëjnë gjërat sepse u duket e vështirë, mirëpo sapo të mësohemi t’i bëjmë ato, formohen zakonet, çoftë stërvitje apo kursim parash, ka shtuar Whitford.

klankosova.tv

lajme të ngjashme