Fisnik Ismaili kritikon ashpër Lëvizjen VETËVENDOSJE! NULL NULL 17.02.2020 22:25 17.02.2020 22:25 Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka kritikuar ashpër ndryshimin e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë që është në pushtet. Ai përmes një postimi në Facebook, ku nuk ka kursyer as të sharat dhe gjuhën +18, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i shkel krejt parimet, derisa ka folur në veçanti për raportin me presidentin Hashim Thaçi – që tashmë duket se nuk është i tillë siç ishte dikur. Ai e ka shprehur zhgënjimin e tij të madh ndaj partisë ku dikur bënte pjesë, duke rikujtuar protestat, arrestimet dhe fyerjet e sharjet që janë bërë ndaj tij për shkak të qëndrimeve. Ismaili iu ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje me fjalë të ashpra edhe kur ka folur për Ditën e Pavarësisë duke ua rikujtuar se ata e kanë sharë këtë ditë, ashtu si edhe monumetinin NEWBORN – që është krijuar nga ai. Postimi i plotë i Fisnik Ismailit në Facebook +18: Qija nanën, tash edhe Hashën e bajnë njeri të mirë, Isën e lajtën, Boratin poashtu, veç unë pasna me metë mut, tradhtar,… Publiée par Fisnik Ismaili sur Lundi 17 février 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025