Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Turqisë NULL NULL 31.03.2026 10:45 31.03.2026 10:45 Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në play-off për Kupën e Botës. Ylli i Dardanëve, Fisnik Asllani ka bërë një postim emocional para finales së madhe që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ora 20:45. Një fotografi e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale shihet legjenda Fadil Vokrri si dhe Fisnik Asllani. Ylli i skuadrës së Hofenheimit e ka shoqëruar këtë fotografi me mbishkrimin “Gati”.