Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fisnik Asllani, Lojtar i Ndeshjes ndaj Freiburgut

NULL NULL
14.02.2026 18:56

Pas një pjese të parë shumë të lodhshme ku nikoqirët nuk arritën të konvertonin dominimin e tyre në gola, Fisnik Asllanit iu deshën vetëm 30 sekonda pas nisjes së pjesës së dytë për të thyer bllokadën me një gol të shënuar me kokë nga krosimi i Coufal.

Goli i parë ndryshoi krejtësisht ndërlikimin e ndeshjes, duke e çuar kështu Hoffenheimin drejt një fitoreje të lehtë.

Siç shkruan faqja zyrtare e Bundesligës, pos golit, sulmuesi ishte kërcënim konstant për mbrojtjen e Freiburgut, duke regjistruar disa tentime, përfshirë edhe një përpjekje nga distanca që e detyroi portierin Atubolu të bëjë një pritje të rëndësishme në minutën e 66-të.

“Lëvizjet e tij, loja e kombinuar dhe pozicionimi ishin të jashtëzakonshme përgjatë gjithë lojës, duke arsyetuar në plotëni çmimin e Lojtarit të Ndeshjes”, shkruan Bundesliga. /Klankosova.tv

Lojtari më nën presion: Fisnik Asllani (Hoffenheim), 17 herë u gjet nën presion

lajme të ngjashme