Fiorentina ende e acaruar me humbjen nga Interi, insistojnë se u dëmtuan NULL NULL 11.02.2025 15:06 11.02.2025 15:06 Ishte apo nuk ishte topi jashtë vijave kufizuese? Kjo është çështja që nuk po i lë rehat drejtuesit e skuadrës së Fiorentinës, pasi po insistojnë që ndaj tyre u bë padrejtësi. Qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, harkoi nga ana e djathtë, aksion pas të cilit “Nerazzurët” fituan goditje nga këndi, prej të cilës edhe u realizua goli i parë, që në fakt rezultoi autogol. Megjithatë, “Viola” insiston se topi ishte jashtë vijave, kur Bastoni krosoi, njofton Klankosova.tv. Momenti kontestues kur Bastoni harkon brenda (jashtë) vijës kufizuese Pavarësisht se goli u pranua, Fiorentina u rikthye në lojë në fundin e pjesës së parë, duke barazuar me Mandragoran përmes penalltisë. Por kampioni aktual i Italisë e gjeti sërish avantazhin, me të filluar pjesa e dytë, me anë të Arnautoviq, që rezultoi edhe i fundit në fitoren e Interit 2-1.