Fiona Harvey padit ‘Baby Reindeer’ për shpifje ndaj saj NULL NULL 07.06.2024 12:43 07.06.2024 12:43 Fiona Harvey Një grua skoceze që dyshohet se frymëzoi personazhin ‘stalker’ Martha në dramën hit të Netflix, ‘Baby Reindeer’, po padit transmetuesin për shpifje, neglizhencë dhe shkelje të privatësisë. Fiona Harvey e cila e ka identifikuar veten si gruaja mbi të cilën bazohet personazhi Martha argumentoi në një padi se Netflix tha “gënjeshtra brutale” për të për mbi 50 milionë shikues në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv. Padia, e paraqitur në një gjykatë në Kaliforni, kërkon mbi 170 milion dollarë si dëmshpërblim për zonjen Harvey. Ajo pretendon se seriali ‘Baby Reindeer’ e përshkruan në mënyrë të rreme atë si një kriminele të dënuar që kaloi kohë në burg për përndjekje.