Finlanda siguron veten, hyn në NATO (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 04.04.2023 20:19 nga Mërgime Taraku 04.04.2023 20:19 Nga 30-të numri i anëtarëve të NATO-së u bë në 31. Kjo pasi që Finlanda të martën zyrtarisht u bë anëtare e NATO-së. President i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin e tyre dhe që kaq të rëndësishme dëshiron të jetë edhe për NATO-në. Për sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, kjo ditë shënon edhe dështimin e Rusisë, pasi Vladimir Putin, nuk po arrin qëllimet rreth zgjerimit të tyre. Stoltenberg e Niinisto deklaruan se mezi po e presin edhe anëtarësimin e Suedisë, e cila deri më tani është bllokuar nga Turqia.