Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Finlanda e Edon Maxhunit sot përballet me Spanjën

NULL NULL
13.09.2022 10:55

Përballja hapëse e çerekfinaleve në FIBA EuroBasket 2022 vë përballë Finlandën ndaj Spanjës.

Fituesi i trefishtë, Spanja ka kaluar në këtë fazë, në 21 kampionate radhazi të Eurobasketit, derisa Finlanda ka arritur për herë të parë që nga edicioni i vitit 1967.

Megjithatë, kjo është një Spanjë ndryshe, por ata gjetën një mënyrë për të mposhtur në raundin e 16-të Lituaninë me rezultat 102-94.

Finlanda mposhti Kroacinë falë 43 pikëve mahnitëse nga Lauri Markkanen, transmeton Klankosova.tv.

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni gjithashtu ka qenë i mahnitshëm për Finlandën.

Përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:15.

lajme të ngjashme