Financim rekord për hulumtime shëndetësore globale NULL NULL 23.01.2019 18:30 23.01.2019 18:30 Financimi për të trajtuar 33 sëmundje të rëndësishme ka arritur nivelin më të lartë, ka treguar nje sondazh permes se cilit jane përcjellje shifrat per 11 vjet. Raporti i G-Finder zbuloi se paratë e investuara në kërkime dhe zhvillime arritën në 3.5 miliardë dollarë në vitin 2017. Totali është një rritje prej 7% krahasuar me vitin paraprak. Financuesi më i madh ishte qeveria e SHBA-ve, e cila nëpërmjet Instituteve Kombëtare të Shëndetit siguroi 39% të totalit. Ka pasur rritje të ndjeshme në kontributet nga Britania e Madhe, Komisioni Evropian (KE), Gjermania dhe India.