‘Finalja e vërtetë Francë-Angli’, Gerbeshi: Ky kampionat ishte lamtumirës për shumë legjenda (VIDEO) NULL NULL 20.07.2026 09:24 20.07.2026 09:24 Spanja është shpallur kampione e botës pasi në finale e mposhti Argjentinën me rezultat 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Ferran Torres, në minutin e 108-të pas vazhdimeve. Ndeshja finale e Kampionatit Botëror, ishte një nga temat që u trajtua edhe në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova. Gazetari i Klan Kosova, Kasim Gerbeshi, tha se sipas tij realisht ndeshje finale ishte ajo mes Anglisë dhe Francës që u zhvillua për pozitën e tretë, e ku medaljen e bronztë e ‘rrëmbyen’ “Tre luanët”. Gerbeshi theksoi se kampionati nuk ishte thjeshtë veç kampionat i zakonshëm. “Ka qenë kampionat i mbylljes së karrierës ose lamtumirës së shumë legjendave. Nuk e kemi vetëm Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon, të cilët u përshëndetën me kombëtare. E kemi Sadio Manen, i cili ka deklaruar se do të largohet, e kemi Manuel Neuer, e kemi edhe Neymar Jr. Kemi edhe plot plot yje të cilët për mendimin tim kanë qenë legjenda të futbollit, por ky kampionat ka qenë lamtumirës për ta”.