Finalja e madhe e US Open: Sinner përballë Alcaraz për titull dhe kreun e botës NULL NULL 06.09.2025 12:10 06.09.2025 12:10 US Open 2025 do të mbyllet me një përballje spektakolare mes dy yjeve më të mëdhenj të momentit, Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz, të cilët mbajnë vendin e parë dhe të dytë në renditjen e ATP-së. Italiani Sinner siguroi finalen pasi eliminoi Felix Auger-Aliassime me rezultat 6:1, 3:6, 6:1, 6:4, ndërsa Alcaraz triumfoi bindshëm ndaj Novak Gjokoviq, duke fituar 6:4, 7:6, 6:2. Ky duel shënon finalen e tretë radhazi të një Grand Slami për këta dy tenistë, pas Roland Garros-it ku fitoi Alcaraz dhe Wimbledon-it që u kurorëzua nga Sinner. Përveç trofeut prestigjioz të US Open, në lojë është edhe froni i tenisit botëror. Nëse Alcaraz arrin të fitojë titullin e tij të dytë në New York dhe Grand Slamin e gjashtë në karrierë, ai do të marrë pozitën e parë të ATP-së nga Sinner, transmeton Klankosova.tv. Finalja mes dy rivalëve të rinj të epokës së re të tenisit do të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 20:00.