Finalja e konferencës nis të dielën: LA Clippers – Phoenix Suns ekskluzivisht në Art Sport 1 NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 20.06.2021 08:30 nga Engjëll Bërbatovci 20.06.2021 08:30 E diela në kanalet sportive të Artmotion do të mbyllet me takimin e parë nga finalja e konferencës perëndimore. Me fillim prej orës 21:30, LA Clippers – që mposhtën Utah Jazz në gjysmëfinale – do të takohen me Phoenix Suns që çështjen e finalistit e kishin përfunduar një javë më parë ndaj Denverit. Kjo ndeshje transmetohet në kanalin Art Sport 1. 21:30 LA Clippers – Phoenix Suns ART SPORT 1 Erdhi momenti i finales së konferencës perëndimore. Dy skuadrat më të mira këtë vit, La Clippers dhe Phoenix Suns, do të përballen për epitetin e më të mirit në këtë breg. Phoenix Suns e pati më të lehtë pasi mposhti në gjysmëfinale Denver Nuggets me seri prej 4-0, teksa LA Clippers u detyruan të sforcoheshin më shumë kundër Utah Jazz duke triumfuar pas gjashtë ndeshjesh me seri prej 4-2. Gjatë sezonit të rregullt këto dy skuadra janë takuar tre herë, me Clippers që kanë triumfuar dy herë, ndërsa Phoenix Suns kanë fituar një herë. LA Clippers, 5-shja e mundshme startuese: Capela, Collins, Huerter, Bogdanovic, Young Phoenix Suns, 5-shja e mundshme startuese: Embiid, Harris, Korkmaz, Curry, Simmons