Finalja e femrave vazhdon në Prizren, sot luhet ndeshja e tretë NULL NULL 09.04.2026 12:38 09.04.2026 12:38 Sot zhvillohet përballja e tretë e serisë finale në Superligën e Femrave, ku pritet një tjetër duel i fortë në garën për titullin e kampionit. Pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në palestrën “Karagaç” në Pejë, seria është e barabartë 1-1, duke e bërë këtë takim edhe më të rëndësishëm për të dyja skuadrat, raporton KlanKosova.tv. Ndeshja e tretë do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 16:00. Të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë me motiv të lartë, pasi një fitore sot do t’i japë njërës palë avantazhin e madh në rrugën drejt titullit kampion./KlanKosova.tv.