Filmi “Sytë e Bernës”, me premierë në Sarajevë NULL NULL 23.07.2025 12:57 23.07.2025 12:57 “Sytë e Bernës”, me regji nga Ermal Gërdovci dhe skenar nga Patrik Lekaj, është filmi i cili do ta ketë premierën e tij në edicionin e sivjetmë të “Sarajevo Film Festival”. Ky film është një rrugëtim psikologjik drejt zemërimit, të kaluarës dhe një katarsisi të errët. E përndjekur nga trauma dhe e rraskapitur nga pagjumësia, Berna zhytet në vizione të dhunshme ku kufiri mes reales dhe hakmarrjes zhduket. Filmi është pjesë e “Competition Programme – Short Film” dhe do të konkurrojë në mesin e 10 filmave të tjerë të përzgjedhur në këtë kategori. Filmi “Sytë e Bernës”, është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i kompanisë Kandërr, në bashkëprodhim me Filmik dhe Sloboda Film, me producente Trëndelina Halili, ndërsa bashkëproducente është Marija Dimitrova. Në rolet kryesore luajnë Arta Selimi, Tristan Halilaj, Ervin Shala, Gramos Malaj dhe Altin Vraniqi. /Klankosova.tv