Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filmi i Woody Allen hap Festivalin e Filmit në Kanë

NULL NULL
29.03.2016 15:41

 Festivali i Filmit në Kanë sivjet do të hapet nga filmi më i ri i Woody Allen, Cafe Society.

Në këtë film luajnë Kristen Stewart, Jesse Eisenber dhe Steve Carell dhe filmi përqëndrohet në një kafe të viteve 1930 në Hollywood, transmeton Klan Kosova.

Kjo është hera e parë që një regjisor hap Festivalin e Kanës për të tretën herë, pasi që filmat e Allen kishin hapur këtë festival në vitin 2002 dhe 2011.

Sipas organizatorëve të festivalit, Cafe Society, tregon një histori të një djali të ri që arrin në Hollywood gjatë viteve 1930 duke shpresuar që do të punojë në industrinë e filmit.

Filmat e Allen në përgjithësi njihen si të tilla që trajtojnë tema shoqërore dhe në të gjitha filmat e tij veçohen nga dialogjet e shumta.

 

lajme të ngjashme