Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filmi ”Gardhi” mund të garojë në OSCAR, shpallet më i miri në Palm Springs (FOTO)

NULL NULL
25.06.2018 09:59

Filmi kosovar ”Gardhi” nga Lendita Zeqiraj ka triumfuar në Palm Springs si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.

Kjo ka bërë të mundur që ”Gardhi” ta fitojë të drejtën e garimit për OSCAR, njofton Klan Kosova.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

”Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

”Palm Springs International Short Film Festival” është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjellë emrat të suksesshëm të regjisorëve të rinj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.