Filmi “Ferdonija” shfaqet para Ministrisë së Kulturës në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur NULL NULL 30.08.2022 19:04 30.08.2022 19:04 Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, në parkun e Ministrisë së Kulturës, është shfaqur filmi “Ferdonija”. Ky film rrëfen përjetimet e zonjës Ferdonije, gruas që ka mbetur pa burrin dhe djemtë e saj, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. I xhiruar në një periudhë prej dy vjetësh, filmi tregon emocionet, mendimet, vështirësitë dhe vuajtjet e Ferdonijes, të reflektuara nga realiteti i zhdukjes me dhunë të të gjithë familjes së saj nga forcat serbe. Filmin e ndoqën ministri Çeku, deputetja Arjeta Fejza, po ashtu shumë qytetarë e dashamirë të filmit. “Ferdonija” do të vazhdojë të transmetohet deri në orën 22:00.