Filmi “Babai” është shfaqur në Berlin NULL NULL 08.03.2016 19:39 08.03.2016 19:39 Ambasada e Kosovës në Berlin njoftoi përmes një komunikate se dje u prezantua filmi i mirënjohur kosovaro-gjerman “Babai” nga Visar Morina. Ky prezantim u mundësua me bashkëpunim të ngushtë mes Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Fondacionit Konrad Adenauer. “Në kuadër të organizimeve kulturore të Ambasadës së Kosovës në Berlin, nën drejtimin e Sekretarës së Parë, znj. Shota Bukoshi, e cila është e ngarkuar për çështje kulturore, eventi i sipërpërmendur ka arritur të jetë një nder organizimet më prestigjioze në kuadër të “Radhës javore të filmit” në Berlin”, thuhet në komunikatë. Filmi u shfaq në Amfiteatrin e Fondacionit, ku ishin të ftuar mysafir nga sfera politike, ekonomike, kulturore e tjera. Filmi “Babai”, ka qenë propozimi i Kosovës në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në “Oscars” për vitin 2015.