Filmat, pesëshja më e mirë e vitit që lam pas (VIDEO) NULL NULL 02.01.2020 11:46 02.01.2020 11:46 Çdo fundvit ekziston diskutimi mbi atë se “a ishte ky vit i shkëlqyeshëm për kinematografinë?”. Natyrisht nuk ka një përgjigje të qartë, mirëpo mund të themi se secili vit sjell inovacion, emocione dhe profesionalizëm në ekranin e madh. Shumë emrat dhe titujt u bënë pjesë e shkrimeve të kritikëve të filmit dhe u shndërruan në të preferuarit e adhuruesve të filmit. Ndërsa ne ju sjellim pesëshen më të mirë të këtij viti. 5. Little Women Përshtatja e romanit të Louisa May Alcott nga Greta Gerwig, ngërthen në vete frymën dhe zemrën e librit. Ajo gjithashtu tregon arsyeshmërinë e ideve të Alcott – ajo e dinte se si është të kërkosh dëshpërimisht diçka më shumë, edhe kur nuk jeni të sigurt se çfarë është ajo që kërkoni. 4. Marriage Story Adam Driver dhe Scarlett Johansson, të dy mahnitës, luajnë në rolet e një çifti të martuar midis divorcit. Për tmerrin e tyre, dhe tonin, ndarja e tyre miqësore në fillim rritet në një përbindësh që ata nuk e kishin idenë se ishin të aftë ta krijonin. Ky është filmi më emocional i Noah Baumbach, një konfirmim që kompromiset nuk janë telashe që ju privojnë nga jeta; ato janë gjërat mbi të cilat ndërtohet. 3. Once Upon a Time…in Hollywood Quentin Tarantino kishte premtuar filmin e tij më të mirë – “Once Upon a Time in Hollywood”. I gjithë filmi i tij ishte një homazh i verës së vitit 1969. Filmi tregon historinë e aktorit Rick Dalton (DiCaprio), një yll në rënie në industrinë e kinemasë dhe veteran i TV Westerns. E vetmja gjë që e mban ende dhe e shpëton të mos prekë fundin është miqësia e tij me mikun dhe dublantin e kahershëm Cliff Booth (Pitt). Ne 160 minuta mund të përcillet nje përrallë, me shumë humor, me shumë miqësi dhe notë pozitive. 2. The Irishman Bota nuk ka nevojë për një film tjetër me gangster, madje as edhe një nga Martin Scorsese – kështu mund të keni menduar para “The Irishman”. Filmi mbi treorësh nga Scorsese bazohet në historinë e një mashtruesi të nivelit të ulët Frank Sheeran (i portretizuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Robert De Niro), i cili pretendon se ka vrarë Jimmy Hoffa (performancë e mrekullueshme nga Al Pacino), presidenti i dikurshëm i Teamsters i cili u zhduk në vitin 1975. Përafërsisht dy të tretat e tij, filmi është jashtëzakonisht i këndshëm, pastaj zhvendoset në diçka shumë më komplekse. 1. Pain and Glory Në jetë kemi kohë të caktuar për të bërë gjithçka që duam dhe duhet të bëjmë. Në “Pain and Glory” të Pedro Almódovar, Antonio Banderas jep performancën më të mirë të karrierës si regjisori 60 vjeçar Salvador Mallo – karakter që shpërfaq pak a shume vetë Almódovar — i cili është në aq shumë dhimbje fizike sa nuk është i sigurt nëse do të punojë përsëri. Akoma më keq, vuajtja e tij është aq e fortë sa mund të mos i interesojë asgjë; në vend të jetës pas vdekjes, ai po vendos për vdekje para vdekjes, një largim i parakohshëm që është tradhëti jo vetëm për dhuratat e tij, por për kohën në tokë që na është dhënë secilit prej nesh. Por, një shfaqje përvjetori i një prej filmave të tij më të vjetër vendos një zinxhir ngjarjesh që ndryshon gjithçka; një dashuri e humbur rishfaqet dhe copa të tjera të së kaluarës së tij, veçanërisht kujtimet e nënës së tij – të luajtura si një grua e re nga Penelope Cruz – bashkohet në një monolog të brendshëm të gëzuar dhe bezdisës që kërkon të eksplorohet vizualisht, përmes artit të tij. Pain & Glory mund të jetë filmi më i shkëlqyeshëm dhe më emocionues i Almovdovar, një panoramë e ngjyrave të gjalla dhe emocioneve të fuqishme — një himn për atë, çfarëdo misteri që është, që na mban secilin prej nesh për, vite, muaj apo ditë derisa trupat tanë të na tradhëtojnë.